Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama foli për opozitën gjatë Asamblesë së PS-së në Lushnjë, duke thënë se përpjekjet e tyre për të ndikuar negativisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë të kota.
“Nuk ka ndodhur që partitë të nisen dhe të shkojnë në kryeqytetet e Europës dhe të bëjnë copash vendin e tyre. Këtë me keqardhje e them që e bëjnë veç ata, që nuk mund të them që i kemi përballë, se i kemi mbrapa, gjithmonë e më mbrapa. Nuk ndodhin këto gjëra, nuk dalin njerëzit nga vetja të sakatojnë vendin e tyre në gjuhë të huaj”, tha Rama, duke shtuar se i gënjen mendja se mund ta ulin maxhorancën duke dalë në televizor jashtë shtetit.
“I gënjen mendja se mund të na mundin neve këtu duke lehur në Bruksel. I gënjen mendja se do të na ulin neve dhe do të lartësojnë veten, sa më shumë ta bëjnë këtë aq më shumë do të zhyten”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje