Nga Gazeta ‘Si’- Partia Socialiste mblodhi këtë të martë grupin parlamentar. Mbledhja e nisur prej orës 9:30, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka zgjatur për afro 1 orë e 30 minuta.
Siç mësohet në këtë mbledhje dy ishin porositë kryesore të kryeministrit Rama, që vijnë në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”: Komunikimi me bazën dhe ai publik!
Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale për të dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve, por edhe për t’i qëndruar sa më pranë bazës. Ai gjithashtu i ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë do zhvillojë së shpejti takime në qytete të tjera të vendit.
Mësohet se kryeministri ka paralajmëruar ligjvënësit se si do të jetë i vëmendshëm nëse porositë e tij janë zbatuar.
Kjo mbledhje, e cila vjen fill pas mbledhjes së zgjeruar mes deputetëve dhe ministrave, ishte një mbledhje rutinë që grupi parlamentar e zhvillon çdo fillim jave për të diskutuar mbi axhendën parlamentare. Të enjten priten të diskutohen në Kuvend një sërë projektligjesh të lidhura me procesin e integrimit.
Ndërkohë sjellim ndërmend se më herët pati një tjetër mbledhje të funksionarëve të lartë të PS-së.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi kishte mbledhur në një takim në selinë rozë kryebashkiakët e PS-së në vend. Edhe ky takim vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje