Nga Gazeta ‘Si’– Sali Berisha u pyet gjatë konferencës me gazetarët për situatën brenda PD-së dhe të përjashtuarit nga partia, duke iu referuar dy të larguarve të Durrësit.
Ai tha se vetëm njëri është përjashtuar, për të cilin kishte motive të qarta se kishte bashkëpunuar me kundërshtarin në zgjedhje, teksa theksoi se “bëri zgjidhjen e tij”.
Kurse për të tjerët deklaroi se partia është e hapur për ankimime, ka një gjykatë që i shqyrton dhe ai nuk është gjyqtari.
Sipas Berishës, “ata që punojnë me kundërshtarin nuk kanë vend në parti”, teksa theksoi se Edi Rama i përdori dhe “ata u shitën me qira”.
Kreu i selisë blu nënvizoi gjithashtu se analiza e partisë po bëhet e plotë dhe masat do merren për të gjithë të evidentuarit, siç është premtuar.
“Nuk është Berisha gjykatësi i partisë. Po, Sali Berisha ka premtuar me kohë të bëhen analiza, ka premtuar që nga këto analiza do nxirën përgjegjësi. Bën fushatë dhe bën thirrje ditën para votimit që të votohet për kandidatin e Tom Doshit. Unë mendoj se është më e pakta që mund të them se ka ndonjë gjë të përbashkët me PD-në. Ka investimin e vetë dhe keqpërdoret, ata persona që shiten me qira, e japin veten me qira, kaq. Kanë bërë një zgjedhje ata, partia është institucion, që ka të gjitha forumet dhe cilido që ka ankesa e vërejtje ka të drejtë të ankimojë”, tha ai para gazetarëve.
Ndërsa e shprehu qartë edhe verdiktin politik:
“Por absolutisht ata që kanë punuar me kundërshtarët nuk do kenë vend në parti”.
Ai i cilësoi si njerëz të shitur tek kundërshtari politik apo që jepen me qira, duke mos dashur të hyjë në detaje e fakte të tjera që ishin edhe më personale.
“Këto janë ndërhyrje që bëhen nga Edi Rama, dhe të atyre që bëhen lolo të Edi Ramës. E kam thënë gjithnjë se ata që kanë punuar me kundërshtarin do marrin atë që meritojnë, do bëhet analiza, janë deri në 15, analiza vijon”, tha Berisha.
Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës, Dritan Burgija, ishte dy ditë më parë në selinë blu ku kërkoi ballafaqim me kreun e partisë Sali Berisha në lidhje me përjashtimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje