Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se sipas tij korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet.
Rama vuri në dukje se një vend nuk çlirohet nga korrupsioni vetëm duke dënuar të korruptuarit, por duhet që të formësohen institucionet, që t’u garantojnë shërbime njerëzve.
“Korrupsioni në Shqipëri sot është shumë i madh në perceptim se sa në realitet. Jo se në realitet korrupsioni nuk është problem. Për shkak se institucionet janë në formësim. Çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të suksesshëm është hapësira që ai gjen, si një alternativë për personin ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim dhe të kërkojë një të drejtë, që institucionet nuk ia garantojnë. Njerëzit e ngatërrojnë korrupsionin me njerëz të këqij,. At që kapen duke bërë korrupsion duhen dënuar, por kjo nuk e çliron një vend nga korrupsioni. Gjëja kryesore që lidh një popull me idenë e korrupsionit, është bakshishi për të marrë një shërbim.”
Rama tha se megjithëse korrupsioni mbetet problem, institucionet janë në proces formësimi dhe reformimi, dhe digjitalizimi ka reduktuar ndjeshëm rastet e korrupsionit të vogël, si pagesat informale për shërbime shtetërore.
“Deri para një dekade në Shqipëri nuk merrje dot asnjë shërbim pa një bakshish. Që të merrje një certifikatë lindje, nuk merrje dot asgjë pa një bashkish. Ishte e kudondodhur. Sot shqiptarët nuk janë të detyruar që të paguajnë një bashkish për të marrë 1001 shërbime, nga platforma e-Albania. Sigurisht që ka disa pjesë që janë ende problem, sepse nuk është kryer cikli i plotë i digjitalizimit. Pra jemi akoma në rrugë për ta përmbyllur këtë cikël. Vijmë te korrupsioni i një niveli më të lartë, janë prokurimet e fondeve publike. Ky ka qenë një tjetër jashtëzakonisht i madh. Sot është një problem, por më i vogël sepse ne kemi bërë një punë madhore me digjitalizimin, këtë e thotë Bashkimi Europian.”
Ai theksoi gjithashtu përparimin në prokurimet publike dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke nënvizuar se këto masa sipas tij kanë ngushtuar rrugët për korrupsion dhe kanë sjellë kursime të konsiderueshme në shpenzimet e shtetit.
“Po të shikosh paratë e kursyera nga prokurimet janë shumë më shumë se ato të shpenzuara më parë. Ne i kemi hequr totalisht prokurimet nga ministritë dhe agjencitë e shtetit, edhe në këtë aspekt është ngushtuar rruga e korrupsionit. Hapi final është Inteligjenca Artificiale, ku 95% e prokurimeve publike do jenë me Inteligjencë Artificiale. BE ka problem me disa vende, jo vetëm me BE. Demokracia nuk është asnjëherë e përsosur. Po të shikoni vendet e BE me paratë sipas institucionet e atyre vendeve që i ka gëlltitur korrupsioni janë shuma të mëdha.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje