Arsim

Kumbaro: Libra falas për nxënësit e klasave 4 dhe 5

Nga Gazeta Si- Nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta do të marrin çdo vit libra falas.

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi shpërndarjen e teksteve falas dhe të reja për klasat e katërta dhe të pesta, duke e shtrirë në gjithë arsimin fillor këtë praktikë.

Tekstet falas deri më tani ishin për klasat e para, të dyta dhe të treta.

Bëhet fjalë për rreth 9 mijë nxënës. Gjithashtu, gjatë daljes së saj, ministrja tha se do të veprohet me të njëjtën logjikë çdo tre vite, edhe për klasat e gjashta e deri në të nënta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë