Politike

Braçe pranon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do t’i shkoj deri në fund!

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka konfirmuar ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet se ka marrë shumë mesazhe për seriozitetin e deklaratës së tij, ndërsa shton se nuk po tallet dhe se do t’i shkojë deri në fund.

Braçe shprehet se synimi i tij për të kandiduar nuk ka të bëjë me ambicien personale, por shtoi se e sheh këtë si një mundësi shumë të madhe për të zhvilluar qytetin në një dimension të ri ku të gjithë e gjejnë veten.

“Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal – jam tërësisht i çliruar nga këto; por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës ku gjithësecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por të mirën e tij”, shton më tej ai.

Në zgjedhjet e majit të kaluar, ai u përfshi në listën e hapur për Tiranën vetëm pak muaj para votimit, dhe arriti të sigurojë 23.694 vota, duke u renditur i dyti më i votuar në kryeqytet dhe ndër më të votuarit në gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë