Nga Gazeta ‘Si’– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër platformën E-Albania, duke e quajtur “Ergys Agasi Albania” dhe duke e krahasuar me “postën e Hazirit” për funksionimin e dobët dhe mos-ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Qytete të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet që përbëjnë krenarinë e funksioneve të tyre. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se aty ka magazinat e arkivës së Edi Ramës,” tha Berisha.
Ai shtoi se E-Albania nuk është funksionale dhe nuk u shërben qytetarëve, veçanërisht në zonat malore si Pogon, Valbonë apo Theth, ku interneti nuk funksionon mirë.
“E-Albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania… është posta e Hazirit,” tha Berisha, duke treguar historinë e postierit patriot Haziri, i cili ndërmjetësonte letrat për qytetarët, por shtoi se E-Albania nuk ofron as këtë shërbim.
Ish-kryeministri gjithashtu kritikoi vendimin për të centralizuar shërbimet kadastrale vetëm në Tiranë, duke e cilësuar si “grabitje dhe plaçkitje të pasurive publike”.
“Është përparësi absolute e këtij regjimi të marrë tokat, brigjet dhe pasuritë e qytetarëve. Të mendosh se qytetarët do të përfitojnë nga E-Albania është tallje me ta,” përfundoi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje