Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën e fundit territoriale si një ndër goditjet më të rënda ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimit të vendit.
Sipas Berishës, mënyra se si është zbatuar kjo reformë përbën një model të paprecedentë, sidomos duke marrë parasysh karakteristikat gjeografike të vendit.
Ai theksoi se Shqipëria është një vend ku rreth 75–80% e territorit është malor dhe kodrinor, por pavarësisht kësaj, është aplikuar një model që, sipas tij, nuk gjendet as në vendet më të sheshta të botës.
“Pra, ky vend me territorin më malor u vendos në një model të fshirjes së popullatës nga këto territore. Dhe sot që kryeinjoranti, dhe jo vetëm një kryeinjorant, por është një armik që bëri këtë reformë, zbaton Paketën e Maleve në Maminas. Se atje ku janë malet, banorë nuk ka më, ose nuk ka ashumë banorë. Nuk ka më vlerë asnjë investim atje me këtë akt që ky bëri.
Antireforma që iu qeverisë vendore kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milionë banorë ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njesi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra.
Në qoftë se shkon në të gjithë territoret rurale, koha është e ndaluar. Ndalon koha kur investohet në infrastrukturë, ndalon koha kur infrastruktura shkatërrohet, ndalon koha kur banorët largohen. Largohen, largohen masivisht”, tha Berisha.
Berisha foli për spastrim etnik duke e konsideruar reformën territoriale si komponent i platformës së Çubrilloviçit.
“Por ky ndodh për shkak të kushteve të papërshtatshme jetësore ky është spastrim etnik. Ata ikin sepse çfarë kishte platforma e Çubrilloviçit, mos ndërto rrugë, shërbime dhe mos ndërto shkolla. Mërziti që të largohen që nga vendi i tyre. Edhe këtu, antireforma e Edi Ramës është një komponent thelbësor i platformës së Çubrilloviçit për spastrimin e Shqipërisë”, deklaroi kreu i PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje