Media Galeri

Vidhen kryeveprat me vlerë 9 milionë euro në muzeun italian

Nga Gazeta ‘Si’- Një grabitje e shpejtë dhe tepër e organizuar ka vënë në alarm autoritetet italiane, pasi disa prej veprave më të vlefshme të artit modern janë vjedhur nga një muze pranë Parma.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Fondazione Magnani-Rocca, një vilë historike e njohur si “Villa dei Capolavori”, ku ruhen koleksione të rëndësishme artit europian. Sipas hetimeve paraprake, katër persona të maskuar kanë hyrë me forcë nga dera kryesore, duke vepruar me shpejtësi dhe qartësisht sipas një plani të mirëpërgatitur.

Brenda vetëm tre minutash, ata arritën të marrin tre piktura të realizuara nga Pierre-Auguste Renoir, Paul Cézanne dhe Henri Matisse.

Ndër veprat e vjedhura është Les Poissons” (rreth vitit 1917) nga Renoir, një pikturë në vaj që përfaqëson stilin e tij të vonë impresionist dhe konsiderohet më e vlefshmja nga tre, me një çmim të vlerësuar rreth 6 milionë euro.

Vlera totale e pikturave të vjedhura vlerësohet rreth 9 milionë euro, çka e bën këtë një nga grabitjet më të rëndësishme të artit në Itali në vitet e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë