Nga Gazeta ‘SI’- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e ardhshme e opozitës do të mbahet më 17 prill.
Berisha kërkoi reagim qytetar ndaj qeverisë për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të karburantit në vend.
Në bashkëbisedimin me qytetarët live në rrjete sociale, kreu i PD-së theksoi se PD do të propozojë një paketë mbështetëse, por shtoi, se është e nevojshme që qytetarët të ngrihen kundër këtij ndëshkimi që po u bëhet.
“ Ata që kanë vetura marrin naftën me çmim të njëjtë ose pak më të shtrenjtë sesa Zvicra e Suedia ndërkohë që rrogat atje janë 6 herë më të larta. Ngrihuni qytetarë, mos pranoni këtë ndëshkim që shpreh urrejtje.
Sigurisht se kanë pak më shumë se të tjerët, pro nuk mund të vesh naftën ti se ka një veturë ai me të njëjtin çmim me Zvicrën. Nafta nuk ndikon vetëm te ata që kanë vetura, por ndikon nëpërmjet rritjes së çmimit të transportit te çdo qytetarë, ndikon te çdo produkt ushqimor, në koston e çdo prodhimi bujqësor për shkak se importet bujqësore kanë në bazë naftën. Nafta është ndëshkim mbarë qytetar, dhe ftoj qytetarët të ngrihen në revoltë. Ne do të vendosim atë regjim fiskal që bën të mundur që nafta në Shqipëri të shitet njëlloj si Kosovë dhe RMV, kemi përgatitur paketën, javën që vjen e paraqesim para publikut. Ama kjo kërkon edhe reagim qytetar. “, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje