Politike

Rama mbledh grupin socialist. Fokusi tek axhenda parlamentare

Nga Gazeta ‘SI’- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë, më 28 mars, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Takimi do të nisë në orën 11:00. Në fokus do të jetë strategjia e jetës parlamentare socialiste në vazhdim, me thellim në çështjen priorioritare, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

I pari që do të mbajë fjalën do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas tij, do të mbajë fjalimin e tij, kreu socialist Edi Rama.

Pas kësaj, do të ketë raportime nga eksponentë të lartë socialistë. Kështu, pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Në pjesën e prezantimit të Strategjisë së Komunikimit do të mbajë fjalën ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Në konkluzionet e mbledhjes, do të flasë kryetari i PS-së e njëkohësisht kryeministri Edi Rama. Takimi do të mbyllet ashtu siç dhe do të nisë, me fjalim nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë