Kosova

Kurti vizitë në Paris/ Vuçiç ‘zbulon’ dy kërkesat e kryeministrit të Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë një takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë, e cila konfirmoi se Kurti udhëtoi për Paris.

Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari për Kurtin pas marrjes së mandatit të tretë si kryeministër.

Nuk ka detaje për agjendën, por të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke u krenuar se ka informacione ekskluzive për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa Macronit.

Sipas tij, e para që është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë