Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Ervin Salianji shkeli statutin dhe për këta arsye është vetëpërjashtuar nga partia.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e Jorida Tabakut, e cila tha se “PD nuk ka luksin të humbasë askënd”, Berisha u përgjigj duke thënë se “është mendimi personal i deputetes”.
Më tej Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk e lejon bashkëpunimin me krimin.
“Së pari, deputetja ka shprehur mendimin e vet, dhe kjo është normale. Së dyti, ai nuk është përjashtuar, por është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato çka thotë statuti i partisë tënde. Kjo është e vërtetë.
Për dijeni, nuk ka pasur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, në asnjë institucion.
Pasi doli nga burgu, për ta respektuar, u kooptua përkohësisht në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me aktet që bëri.
Nuk ka, bashkëpunimin me krimin nuk e falim ne si parti. E kemi të prerë atë në mënyrë absolute”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje