Nga Gazeta ‘Si‘- Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nxitur persona për të kërcënuar me jetë Adriana Kalanë.
Berisha u shpreh se Kalaja ka marrë kërcënime me vdekje prej më shumë se një muaji, të cilat ai i lidh me kallëzimet që ajo ka bërë ndaj Ramës dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama, në SPAK, lidhur me çështje që ai i cilëson si afera korruptive.
Berisha paralajmëroi se çdo incident ndaj Kalasë do ta paguajë vetë Rama.
“Policia pas njoftimit të zonjës Kalaja, përcolli çështjen në prokurori, por është bërë një muaj dhe çështja “fle” në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk është hapur asnjë çështje penale. Faqja në Web e vrasësit digjital me pagesë të Edi Ramës është e hapur, por vrasësi digjital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet. Imagjinoni si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar kundërshtarët.
Adriana Kalaja nuk mposhtet nga kërcënimet e Ramës dhe banditëve të tij, por jam këtu për ta paralajmëruar se cdo incident me zonjën do ta paguaj ai vetë. Nuk ka diskutim, ai nxit vrasëse dixhital me pagesë”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje