Politike

Përjashtimi i dy mbështetësve të Salianjit, Berisha: Punonin për kandidatët e PS

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratë për mediat komentoi përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës, të cilët ishin edhe mbështetës të Ervin Salianjit. 

Berisha u shpreh se dy kandidatët nuk janë përjashtuar për shkak të fjalëve që ata mund të kenë thënë, por se ata kanë mbështetur kandidatët e Partisë Socialiste.

Po ashtu, Berisha deklaroi se këshilltarët në fjalë shkonin shumë rrallë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, duke përfituar pagë, pa bërë ndonjë punë.

“Dy zotërinjtë kanë mbajtur qëndrime antistatusore dhe qëndrimet si këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Durrësit nuk kanë qenë me ato që kërkon PD-ja. Ata që pretendojnë se këshilltarët janë ndëshkuar për fjalët apo mendimet mashtrojnë veten dhe të tjerët.

Nuk ka asnjë deklaratë të tyre, që të thonë pse u larguan. Në qoftë se ti në fushatë elektorale e në betejë, besimin që ta dhamë, e përdor si Dash Sula, atëherë e përjashton veten nga partia dhe organet.

Nëse punon për kandidatët e PS-së dhe jo për kandidatët e PD-së, ti ke mbajtur një qëndrim, që e ke nxjerrë vetveten jashtë partisë. Së dyti, nëse ti je në Këshill dhe shkon njëherë në 6 muaj për të marrë ata lekë, ti tradhton e shkelmon ata që të kanë votuar.

Dega e PD-së ka mbajtur qëndrim në lidhje me këto që thashë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë