Politike

Berisha: Për Ramën nuk do ketë strofull ku të fshihet! Nuk ka paqe me ata që vjedhin!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin përmbyllës të protestës, tha se protestuesit, sipas tij, i dhanë goditjen e merituar regjimit të kryeministrit Rama. 

Berisha tha nga selia e PD se sipas tij Edi Rama nuk do të ketë më strofull ku të fshihet dhe se shqiptarët do i japin ndëshkimin që meriton.

Sipas tij, marshimi protestë i 22 marsit ishte më i bukuri në historinë e Partisë Demokratike, por shtoi se tjetra do jetë më madhështore.

“Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë.

Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe u garantoj se tjetra do jetë dhe më e shkëlqyer dhe se për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet.

Kryengritja paqësore e shqiptarëve do u japë atyre ndëshkimin që meriton. Do ta çojë tek etërit e tij mizorë. E tmerruat Edvin Kristaq Ramën”, tha ai drejtuar protestusve. 

Ai shtoi se në këtë vend nuk do të ketë paqe me ata të cilët kanë vjedhur pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.

“Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë. Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë.

E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë. Po ka rrethim që na pengon ne? Kurrë mo kurrë! Prandaj Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë