Media Galeri

‘Truri mbi rrota’, prodhohet autoçikleta me inteligjencë artificiale

Në konferencën vjetore të teknologjisë së inteligjencës artificiale të Nvidia-s në Silicon Valley, ylli i Black Eyed Peas, ëill.i.am, zbuloi projektin e tij më të fundit- një automjet futurist me tre rrota të cilin ai e përshkruan si “truri mbi rrota”.

Projekti, i quajtur Trinity, është një autoçikletë elektrike me një pasagjer të vetëm, e ndërtuar duke pasur parasysh jetën në qytet. Kompakt, i shpejtë dhe i mbushur me sensorë, është projektuar për udhëtarët që lëvizin në rrugë të mbushura me njerëz.

“Objektivi është që udhëtarët të arrijnë shpejtësinë nga zero në 60 mph në më pak se dy sekonda. Automjeti nuk ka pse të shkojë me 190 kilometra në orë. Kush do të shkojë me 190 kilometra në orë në rrugë gjithsesi? Thjesht duhet të shkosh shpejt nëpër qytet, nga zero në 60,” tha ëill.i.am për AFP në konferencën e Nvidia-s.

Automjeti është i pajisur me një agjent të inteligjencës artificiale të aftë të bashkëveprojë me mjedisin përreth përmes një rrjeti kamerash 360 gradë dhe sistemesh të integruara. Inteligjenca e tij artificiale mund të zbulojë makina, biçikleta, këmbësorë, semaforë dhe tabela të tjera- duke përdorur këtë ndërgjegjësim për të dhënë alarme dhe për të planifikuar rrugët.

Pavarësisht karakteristikave të teknologjisë së lartë, Trinity nuk është makinë autonome. Kontrolli njerëzor mbetet qendror, me inteligjencën artificiale të përqendruar në përmirësimin e përvojës në makinë në vend që të zëvendësojë tërësisht shoferin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë