Politike

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike!

Nga Gazeta ‘Si’– Izraeli ka reaguar pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë të rezolutës që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar shkruan në një postim në rrjetin social X se kjo ishte një rezolutë historike.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, shkruan Sa’ar.

Ky reagim vjen pasi Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro rezolutën duke shpallur Republikën Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste.

Me vendimin e sotëm Garda Revolucionare dhe Hezbollahu shpallen organizata terroriste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë