Politike

Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së: Si e bëni këtë pyetje?

Nga Gazeta ‘Si’- Sali Berisha do të jetë kandidat për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 maj brenda partisë.

I pyetur gjatë një konference për shtyp nëse do kandidojë apo jo, Berisha iu drejtua po me pyetje gazetarit: “Kush të tha ty që jo? Si e bën këtë pyetje”.

Një tjetër pyetje iu shtrua edhe nëse ky vendim bie ndesh me atë që quhet neni “Basha” në statutin e PD-së. Sipas Berishës udhëheqësi duhet të japë dorëheqjen kur humbet në kushte normale, jo farsa elektorale.

“Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Në qoftë se ka një realitet absolut të padiskutueshëm është se zgjedhjet ishin farsë elektorale. Sa herë zgjedhjet humben kur ato janë normale është detyrë e atij që udhëheq të largohet nga detyra. Farsa elektorale është gjë tjetër. Duhet të luftojë diktaturën”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se neni në fjalë nuk ka pse të ndryshojë në Kuvendin Kombëtar të PD-së që do të zhvillohet më 6 qershor.

Ndër të tjera gjatë konferencës së sotme, Berisha tha se objektivi i PD-së është integrimi në Bashkimin Evropian bazuar në meritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë