Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim.
Teksa iu referua ‘qytetarit digjital’, Berisha tha se Agasi është parë duke udhëtuar me makinën e tij drejt zonës së Surrelit.
Berisha tha se nuk është në dijeni nëse ka shkuar për të takuar Ramën apo fshihet në atë zonë, por paralajmëroi se shumë shpejt atj do t’i hiqet edhe masa e arrestit.
“A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim në Surrel, këtë nuk mund ta them. Por u them me siguri se Ergys Agasi, që së shpejti do i hiqet masa e arrestit, sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim.
Nuk ka më masë arresti për Agasin kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët, qytetarët shqiptarë që do marrin fatin në duart e tyre.
22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj.
Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar në rrugët dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj këtij regjimi”, tha ai referuar protestës së 22 marsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje