Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”.
Moody’s vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026.
Prespektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës.
Agjencia vlerëson se, në aspektin fiskal, zbatimi i buxhetit ka mbetur i kujdesshëm gjatë vitit 2025. Moody’s vlerëson deficitin në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, i cili është rritur nga 0.7% e PBB-së në vitin 2024, por mbetet nën objektivin qeveritar prej 2.4%.
Agjencia parashikon që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet lehtësisht në rreth 51% në vitin 2027 nga 52.6% e vlerësuar për vitin 2025, i nxitur nga rritja e fortë ekonomike dhe një bilanc primar fiskal i balancuar ose paksa pozitiv.
Agjencia parashikon një ulje të mëtejshme graduale të borxhit publik gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme, të mbështetur nga respektimi i kuadrit të kujdesshëm fiskal nga qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje