Nga Gazeta Si- Në shkrimin në vijim do të mundohemi të sqarojmë gjuhën e trupit të Kryeministrit Edi Rama dje përpara gazetarëve. E gjithë kjo analizë është mbi videon e shpërndarë nga vetë Kryeministria që zgjat 46 minuta në Facebbook me linkun https://www.facebook.com/share/v/181oT5MVya/
Që në minutat e para dukej se Kryeministri Rama kishte një farë nervozimi, dukshëm nga lëvizja e supeve.
(Për sqarim, nga regjistrimi i videos që po analizojmë nuk kemi pamje vizuale të të gjithë trupit dhe sidomos të këmbëve të tij të cilat do të na tregonin se sa e lartë ishte shkalla e nervozizmit.)
Tensioni që zoti Rama kishte buzës së sipërme (sidomos nga krahu i djathtë i buzëve) dukej se ishte në sinkron me kritikën që i drejtonte atyre argumenteve të cilave ai analizonte. Lëvizja e shpeshtë e syve majtas- djathtas, tregonte qartazi nervozizëm dhe tension nervor.

Më pas, kryqëzimi i gishtërinjve të duarve ishte një shenjë tjetër që ai kërkonte të mbante nën kontroll nervozizmin e tij.
Mendoj se përpara fillimit të kësaj konference duhet të ketë pasur tension ose grindje mes Kryeministrit me dikë. (Për këtë nuk jam i sigurt 100%)
Pak minuta më vonë kemi përdorimin dhe goditje të gishtit tregues mbi tryezë duke na treguar këmbëngulësinë e pse jo dhe pak kërcënim ndaj argumenteve që ai ngriti ndaj dy TV të pa identifikuar më emra.
Mbështetja dhe mbajtja e duarve herë pas here si “mur” përpara trupit për pak minuta ishte një shenjë tjetër “mbrojtje” ndaj pyetjeve të gazetarëve në sallë.
Gjatë pyetjes së gazetarit të Top Channel Muhamet Veliu se nga buronte siguria e zotit Rama se vendet e tjera nuk do bëheshin pengesë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së pas rastit të Ballukut, pati një çast ku zoti Rama, bashkoj pëllëmbët e tij si një besimtar i devotshëm në pozicion sikur po falej ndaj një ikone apo perëndie, “O Zot pse nuk më kuptojnë këta që kam përball? Më jep durim!” Më pas ky tension u pasua me “çlirimin” duke vizatuar një figurë me stilolaps në letër.
Pyetja nga gazetarja e ABC bërë drejt zoti Rama, nëse mund të ndante detaje nga vizita e ambasadores së SHBA-së në Greqi e cila vizitoi kryeministrinë, ishte e padashur për të sepse u duk në një sekondë se pati një rrudhosje të dukshme të buzëve (në fakt u bë katër herë gjatë përgjigjes ndaj gazetares) dhe përgjigjja ishte relativisht e shkurtër ndaj saj.
Gazetarja që pasoj më pas, bëri që kryeministri të fërkonte syrin e tij të majtë për pak sekonda. Kjo çkodohet- Siklet i hapur.
Më pas, lëvizja në karrigen e tij për pak sekonda ishte si justifikim sikur kërkon “të rregulloj qëndrim” por ishte shprehje e hapur e “sikletit” të tij për përgjigjen.

Hedhja e romuzeve ndaj kundërshtarëve u shoqërua dhe me devijimin e cepit të buzës së sipërme nga krahu i djathë të tij gjë që kryeministri e përdorë këtë trik, kur bëhet gati të hedh ndonjë “kunj” ose përdor metafora që janë në stilin e retorikës së tij.
E përsëris se zoti Rama gjatë këtyre minutave (kemi arritur te minuta e 15), ndjen pakënaqësi që pyetjet që i drejtohen janë të nivelit jo shumë të lartë dhe i duken tepër të zakonshme.
Më pas, konferenca erdhi drejt një normaliteti kur ju bë pyetja për zgjerimin apo ngecjen e zgjerimit të Bashkimit Europian që ne dëshirojmë të jemi pjesë e saj.
Gazetarja e BIRN bëri një pyetje që nuk arriti ta përfundonte (përkatësisht se cilët janë faktorët që duan të pengojnë punën në Porto Romano) por u duk hapur se zoti Rama e ndërpreu se nuk i pëlqeu pasi e kishte sqaruar dy herë më parë përgjigjen, çka u shoqërua me kruajtje të hundës që vazhdonte të tregonte hapur tension nervor.
Në vazhdim, për pyetjen e gazetares së MCN TV, e cila ishte përsëritëse e pyetjes së BIRN u pa se kishte një bezdi në përgjigjen e tij sepse ndihet që ishte “angari” tu përgjigjet pyetjeve të këtij niveli. Hedhja e vështrimit në drejtimin tjetër dhe jo andej nga ishte gazetarja, është një tregues i pastër për kërkimit e një “rruge shpëtimi” për t’u larguar sa më shpejt të mundej. Gjithashtu tkurrja për pak sekonda e buzëve tregonte këtë pakënaqësi.

Kthimi i përgjigjes me teknikën duke bërë pyetjeje ndaj saj (dhe pjesëmarrësve të tjerë në konferencë) është një armë shumë inteligjente nga ana e tij sepse dukej hapur që gazetarja duket që i kishte mësuar përmendësh pyetjet (dhe mirë kishte bërë) dhe nuk ishte mendimi i saj. E gjithë kjo situatë shihet se e acaron zotin Rama kur i bëhen pyetje të gatshme nga gazetarët.
Në vijim, zoti Rama përqendrohet më shumë ndaj gazetares duke i shpjeguar qëndrimin e tij për pyetjen që ajo bëri, dhe kjo u shoqërua me nervozizëm të dukshëm. Prekja e fytyrës, cepat e syve, kruajtje e kokës për pak sekonda…
Së fundi pyetja nga gazetari i Ora News lidhur me sulmin kibernetik të Iranit ndaj kuvendit, bëri që të vazhdonte nervozizmi i mëparshëm që u ngrit edhe ca më shumë.
Si përmbledhje mund të themi se: e gjithë konferenca u zhvillua me një tension e nervozizëm psikologjik të dukshëm të Kryeministrit që më shumë la përshtypjen e “jam këtu se jam i detyruar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje