Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, foli edhe për sulmin kibernetik që iu bë Kuvendit nga hakerat iranianë.
Rama deklaroi se Shqipëria ka një sistem mbrojtës kibernetik të jashtëzakonshëm.
Ai shtoi se problem është fakti që në këtë sistem mbrojtjeje nuk janë përfshirë gjitha institucionet, qoftë dhe private ndërsa theksoi se në fakt Shqipëria sulmohet çdo ditë me sulme kibernetike nga Irani.
“Ne kemi kapacitet mbrojtës kibernetik që është nga më të mirët në Europë. Për këtë ne respektohemi në mjediset e BE-së dhe të NATO-s. Problemi ynë është se nuk kemi përfshirë gjithë sistemin brenda rrjetit mbrojtës. Edhe parlamenti ende nuk është përfshirë. Arsyet janë sa banale dhe të panevojshme për këtë bisedë. Ne sulmohemi nga Irani përditë, nuk kanë ndaluar asnjëherë sulmet.
Shqipërisë posaçërisht i bëhen shumë sulme, por se nuk kanë pasur asnjëherë sukses në pjesën e infrastrukturës kritike. Institucionet që nuk janë në sistem do të futen hap pas hapi. Sektori privat duhet që të hyjë në sistemin mbrojtës kibernetik. Bankat janë përfshirë, por dhe të tjerët duhet ta bëjnë, sepse ka gjoba nga hakerat, sepse hakerat të bllokojnë të dhënat dhe të thonë ‘më jap kaq lekë të t’i zhbllokoj’.
Mbrojtja jonë kibernetike është spektakolare”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje