Aktorja kineze Zhang Jingyi eci në tapetin e kuq me një qese plastike, të gjithë menduan se ishte një çantë prej 1,799 dollarësh. Por nuk kishte të bënte me veshjen e saj elegante- njerëzit ishin të fiksuar pas një qese plastike të verdhë që mbante me vete 26-vjeçarja.

Po, një qese plastike. E njëjta që përdorim për ushqime ose për mbeturina. Në tapetin e kuq.
Menjëherë pasi fotot filluan të qarkullonin, njerëzit pretendonin se qesja plastike ishte një dizajn nga marka luksoze Balenciaga, me disa që pretendonin se vlente rreth 1,790 dollarë amerikanë.
Por gjithçka u sqarua më vonë. Çanta ishte thjesht një qese plastike e zakonshme, të cilën Zhang e solli si një përkulje delikate ndaj personazhit të saj në filmin e saj “The One”. Në film, një qese plastike e verdhë shërbeu si një mjet komunikimi midis personazhit të Zhang dhe prindërve të saj me probleme me dëgjimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje