Nga Gazeta ‘Si’- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Shqipërisë.
Ai u shpreh se pavarësisht përshkallëzimit, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në rajon dhe tha se MEPJ është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për operacione evakuimi.
Ministri tregoi se 17 shtetas janë evakuuar dhe se vështirësia më e madhe ka qenë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që ndodhen në Iran për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ndërsa deklaroi shifrat e shqiptarëve që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme që prej përshkallëzimit të luftës, Hoxha tregoi se 2962 shqiptarë ndodhen në rajon dhe kanë lejen për qëndrim të përhershëm ndërsa 543 janë me qëndrim të përkohshëm.
“Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%). Të interesuar për t’u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas. Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas. Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas.
Të planifikuar për t’u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas. Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas.
Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.
Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, por na është dashur të gjejmë modalitet. Kemi qenë në marrëdhënie me kryqin e kuq dhe ekuivalentin e tij Gjysmëhënën e Kuqe e kuqe që t’i ofrohet ndihmë ndaj shqiptarëve dhe nxjerrin nga territori i Iranit. Kemi shkurajuar udhëtimin në këto zona”, tha Hoxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje