Politike

Qëndrimi i PS për Ballukun, Klosi: S’e pengojmë hetimin, vendimmarrje që i takon Kuvendit

Nga Gazeta ‘Si’– Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste,  Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi u pyet edhe për çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën PS është shprehur kundër arrestimit të saj.

I pyetur nëse PS ka ndryshuar qasjen, Klosi tha se në asnjë rast nuk do ketë asnjë diskutim përsa i përket organeve të drejtësisë së re.

“Mbështetja për drejtësinë e re ka qenë në themelet e kësaj periudhe të strukturimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste. Mos harrojmë, kemi ardhur në pushtet në vitin 2013 me një nga premtimet e mëdha, të reformës në drejtësi. Atë reformë që ja kemi ofruar qytetarëve shqiptarë, vazhdojmë ta mbështesim, ta jetësojmë dhe natyrisht të qëndrojmë gjithmonë të baraslarguar nga drejtësia përsa i përket vendimmarrjeve të saj”.

Klosi tha se PS nuk do të përfshihet në asnjë hetim apo pengim të hetimeve për asnjë rast, ndërsa pjesa tjetër shtoi se është një vendimmarrje e Kuvendit.

“Ne i qëndrojmë 100% të parimit. Nuk involvohemi në asnjë proces hetimor. Përsa i përket hetimit, në asnjë rast nuk do të kemi pengim të hetimeve, koment për hetimin dhe natyrisht koment për gjykimet e fundme të vendimmarrjes së organeve të drejtësisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë