Mijëra autorë në Panairin e Librit në Londër shfaqen në një libër të ri “bosh” të titulluar “Mos e vidhni këtë libër”- një protestë kundër firmave të inteligjencës artificiale që përdorin punën e profesionistëve krijues pa lejen e tyre.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk duhet të legalizojë vjedhjen e librave në dobi të kompanive të inteligjencës artificiale”, shkruhet në kopertinën e pasme të një libri të ri që po shpërndahet.

Një traktat mbi kërcënimin ekzistencial që inteligjenca artificiale përfaqëson për shkrimtarët? Një përmbledhje e përvojave të artistëve ndërsa përballen me një të ardhme të pasigurt?
Në shumë mënyra, po: është një libër “bosh” në të cilin përmbajtja e vetme është një listë me emrat e mijëra autorëve, të cilët kanë botuar “Mos e vidhni këtë libër” si një mënyrë për të protestuar kundër firmave të inteligjencës artificiale që përdorin punën e tyre pa leje.

Midis emrave të shquar janë Kazuo Ishiguro, Richard Osman, Alan Moore, Marian Keyes, Malorie Blackman, Philippa Gregory dhe Mick Herron.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje