Nga Gazeta ‘SI’ – Norma e inflacionit, arriti në 2.5% në Shkurt 2026, krahasuar me 1.9% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me muajin Janar 2026, çmimet e konsumit u rritën 0.5%.
Rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga grupi i qirasë, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera me 5.3% pasuar nga sigurimet dhe shërbimet financiare me 4.3% dhe grupi i argëtimit, sportit dhe kulturës, me 4.2%. Grupi i restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit u rrit me 2.4%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike regjistruan një rritje prej 1.7%.
Nga ana tjetër, disa grupe shfaqën rënie ose rritje minimale. Veshje dhe këpucë u ulën me 0.3%, ndërsa Informacioni dhe komunikimi dhe Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme u rritën vetëm 0.1% secili.

Ndikimi më i madh në ndryshimin vjetor të inflacionit vijoi të vinte nga energjia dhe karburantet, duke kontribuar +1.,06 pikë përqindje, pasuar nga ushqimet me +0.60 pikë përqindje. Grupi i mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes së shtëpisë ndikoi me +0.15 pikë përqindje, ndërsa restorantet dhe shërbimet akomoduese dhanë +0.13 pikë përqindje.
Krahasuar me Janar 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, pasuar nga grupet “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,7 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3 %, “Shëndeti” me 0,2 %, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,3 %, pasuar nga grupet “Informacioni dhe komunikimi” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0.1 % secili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje