Politike

PS refuzon kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Ballukut

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

Ulsi Manja i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë. 

“Ne si anëtarë të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatit dhe Imunitetit i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Është e vërtetë që lufta kundër korrupsionit është prioritet, por në këtë rast nuk kemi as akuzë për korrupsion. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK të vijojë hetimet, ajo e ka masën. Ne e konsiderojmë tashmë vetëm si çështje qe i takon drejtësisë. Për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë tashmë ka praktikë të konsoliduar për ndjekjen e hetimeve pa mase sigurimi personal, e jo më të kërkohet zëvendësim i masës së sigurimit”, tha Manja. 

Seanca plenare e 12 marsit do të vendosë për fatin e Belinda Ballukut. Tashmë PD e ka publikuar raportin e plotë duke bërë të qartë mbështetjen për kërkesën e SPAK.

Ish-zv/kryeministrja Belinda është marrë e pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Ndaj saj rëndon akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë