Gazeta Si – Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar raportin e pesë anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e kufizimit të lirisë së ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se mbledhja do të transmetohet live dhe do të merret qëndrimi i grupit parlamentar për këtë çështje.
“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në X.
Po sot Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut. Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase.
SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila së fundmi u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje