Politike

Vengu i dorëzon detyrën Nufit si ministër i Mbrojtjes: Forcojmë kapacitetet e sigurisë

Gazeta Si – Sot në ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e kalimit të postit nga ish-ministri Pirro Vengu, te kreu i ri i institucionit, Ermal Nufi.

Ministri i ri mbajti edhe një fjalim para zyrtarëve të lartë të dikasterit, duke nënvizuar nevojën për punë në skuadër dhe për përgjegjësi të lartë për garantimin e sigurisë së vendit.

Ndërsa preku edhe disa prej prioriteteve të ministrisë, Nufi foli edhe për sfidat që kanë sjellë konfliktet në rajone të ndryshme të globës.

‘’Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Ky institucion funksionon me përgjegjësi të ndara qartë. Do punoj ngushtë me ushtarakët për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi që është përgjegjësi e një institucioni të tërë. Një nga prioritetet e kësaj ministrie është rritja e kapaciteteve për emergjencat civile dhe hapja e inovacionit në fushën e mbrojtjes në përputhje me standartet e NATO-s, – tha Nufi. – Bota rreth nesh po ndryshon shpesh. Lufta në Ukrainë është kthyer në qendër të vëmendjes për rëndësinë e mbrojtjes kolektive dhe gatishmërisë strategjike. Konfliktet në rajone të ndryshme të botës na tregojnë se paqja nuk është kurrë e garantuar’’- u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri i ri i Mbrojtjes tha se duhet që institucioni të tregojë karakter dhe përkushtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë