Kosova

Osmani takim me krerët e partive për datën e zgjedhjeve, Kurti nuk shkon

Nga Gazeta ‘Si’- Pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi është konsultativ, për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi mëngjesin e sotëm Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e kuvendit.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje (LVV partia ka vepruar në përputhje me Kushtetutën në procedurat për zgjedhjen e presidentit.

“Sot jemi në ditën e parë të afatit 60 ditor për zgjedhjen e presidentit”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Adnan Rrustemi.

“Dekreti për shpalljen e zgjedhjeve është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për masë të përkohshme”, tha ai.

Prandaj, sipas tij, çdo veprim që rrjedh si rrjedhojë e dekretit të presidentes, përfshirë takimin konsultativ me partitë politike është në kundërshtim me Kushtetutën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë