Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj gjuhës fyese që Taulant Balla përdori një ditë më parë ndaj Albana Vokshit, duke i thënë asaj se “Për ty Albana kam numrin 0900” (që sipas demokratëve, iu referua një numri i cili vite më parë përdorej nga qytetarët si linjë erotike.)
Berisha teksa e dënoi këtë gjuhë, tha se kjo i shkon për shtat Ballës, por theksoi se sipas tij është bërë me porosi të Edi Ramës.
“Taulant Balla siç e kam denoncuar shumë e shumë herë, ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash.
Ju jeni dëshmitarë se që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarinë kriminale me prostituta moldave të sjella nga Edi Rama tek eksponentë të PS-së.
Kam denoncuar asokohe dhe lokalet ku ata frekuentonin. Taulant Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij për vrasje u dokumentuan në dosje gjyqësore të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën me procesverbal.
Taulant Balla është krimineli i cili është i dokumentuar duke biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës.
Taulant Balla është krimineli që po bën çdo përpjekje për të liruar vëllain e Suel Çelës i shtruar në një spital privat dhe po bën të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë”, tha Berisha.
Berisha tha se PD do të hetojë se ajo çka tha Taulant Balla është bërë sipas tij në përputhje me porosinë e Edi Ramës, i cili fajëson Alban Vokshin për ndëshkimet që po vijnë njëra pas tjetrës nga komuniteti ndërkombëtar.
“Pra është një reagim i Edi Ramës ndaj ndëshkimeve të njëpasnjëshme që ka marrë dhe do të marrë nga komuniteti ndërkombëtar.
Kështu që për PD autori i vërtetë i asaj rrugaçërie parlamentare është Edi Rama. Ai ka porositë krimin”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje