Kosova

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani ka kërkuar që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ka paraqitur në Kuvend kërkesën për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e drejtëpërdrejtë me votë nga populli të Presidentit të Kosovës.

Teksa tha se kjo kërkesë vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e Presidentit, Osmani ftoi të gjitha subjektet politike në Kosovë që të votojnë ndryshimet në Kuvend.

Kujtojmë se zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës ka futur sërish në ngërç politikën në Kosovë, pasi opozita ende nuk ka dalë me një emër si kandidat për President, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka propozuar për postin e kreut të Shtetit Glauk Konjufcën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë