Nga Gazeta ‘Si’- Në seancën e sotme plenare u miratuan dekretet e presidentit Bajram Begajt, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë bllokuan foltoren e Parlamentit.
Pavarësisht protestës së tyre, kryeparlamentari Niko Peleshi i kaloi një më një dekretet për votim, të cilët morën nga (83/82/84 vota pro në varësi të secilit propozim), zero kundër dhe zero abstenim.
Emërohen në detyrë:
-Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
-Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
-Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
-Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
-Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
-Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
-Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Largohen nga qeveria
-Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë;
-Elisa Spiropali si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;
-Pirro Vengu si Ministër i Mbrojtjes;
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje