Kosova

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Ky vendim erdhi pas dështimit të takimeve me partitët opozitare për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Vetëvendosje thekson se ka ftuar disa herë opozitën për të gjetur një kandidat konsensual, por, sipas tyre, nuk ka pasur propozime konkrete.

LVV shprehet e bindur se zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe se mund të arrihet pajtueshmëri, duke ftuar sërish subjektet opozitare të propozojnë kandidatë, madje duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime nëse është e nevojshme.

“Ne jemi të bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme”, thuhet në njoftimin e VV.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë