Xhinsi i dyfishtë “cowgirl” i viteve ’90, barku jashtë dhe çorapet e çuditshme nuk janë shumë elegante të vishen në Javën e Modës.
Milano është shtëpia e shkëlqimit të lartë, rrobaqepësisë së përsosur dhe mjeshtërisë së pakrahasueshme- por duke pasur parasysh veshjet e shndritshme të personazheve të famshëm të shfaqura në Javën e Modës, nuk do të ishit kurrë në gjendje ta dallonit.
Të ftuarit e famshëm, përfshirë Kate Moss, Emily Ratajkowski dhe Madonna, konkurrojnë për të qenë ndër më elegantet e pranishme.

Megjithatë, disa nuk kanë arritur të bëjnë përshtypje, përfshirë këngëtaren Alicia Keys, 45 vjeç, e cila e zbukuroi veshjen e saj të bardhë në sfilatën e modës Ferrari me një palë syze të mëdha, për fat të keq.
Ndërkohë, ish-anëtarja e “Love Island”, Maura Higgins, zgjodhi një fustan të kuq deri në dysheme, në sfilatën e Blumarine.
Edhe pse 35-vjeçarja dukej mbresëlënëse me flokët dhe grimin e saj joshës, stilistët e pranishëm në sfilatë thanë se beli i saj prej rrjete dhe zbukurimet me diamant ishin më të pahijshme.






Ndërkohë, supermodelja Bella Hadid u rikthye në vitet ’90 me një veshje xhins të dyfishtë të frymëzuar nga “coëgirl” në prezantimin e “Miss Sixty”, duke u kujtuar stilistëve se xhinsi i zbardhur ndoshta është më mirë të lihet në të kaluarën.
Kolegia e Bellës, Barbara Palvin, zgjodhi një veshje të pazakontë në sfilatën e Fila të dielën, duke veshur një bluzë lëkure të zezë në stilin e “Matrix”, të kombinuar me disa çorape të çuditshme të mbajtura lart me rripa lëkure.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje