Nga Gazeta ‘Si’– Grupi Parlamentar i Partisë Sociaiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agreon Shehaj pas përplasjes verbale dhe përjashtimit nga seanca plenare e së hënës.
10 deputetë socialistë i kanë drejtuar Komisionit të Etikës, duke kërkuar përjashtimin me 20 ditë të deputetit nga punimet e Kuvendit.
Socialistët argumentojë se deputeti i Partisë Mundësia ka përdorur fjalë fyese gjatë seancës si dhe ka penguar zhvillimin e saj.
Komisioni i Etikës do të mblidhet sot në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e PS-së.
Çfarë ndodhi në seancën e së hënës?
Deputeti Shehaj u përplas me socialistët për protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të cilët janë ngritur disa herë kundër ndërtimit të resortit nga kompania “Genner 2”, dhe u përjashtua nga seanca plenare.
Pasi mbaroi fjalën e tij, Shehaj fillimisht nuk po lironte foltoren, ndërsa më pas iu afrua socialistëve në tavolina duke i treguar foton e një 19-vjeçari të dhunuar nga policia në Rrjoll.
“Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vetë”, tha ai duke i bërtitur pranë fytyrës Taulant Ballës, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit i komunikoi më pas masën e përjashtimit nga seanca plenare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje