Media Galeri

Apple prezanton versionin më të lirë të iPhone 17

Apple ka prezantuar një version me çmim më të ulët të iPhone 17, duke zgjeruar linjën e saj të telefonave inteligjentë, ndërsa mbështetet në produktin e saj të suksesshëm për të shmangur shqetësimet se kompania po mbetet prapa në inteligjencën artificiale.

iPhone 17e, qw fillon nga 599 dollarë, është një version i reduktuar i iPhone 17 më të shtrenjtë. Telefoni ka të njëjtin procesor, por një ekran pak më të vogël. Gjithashtu ka një kamera në vend të dy dhe i mungon shiriti Dynamic Island për të shfaqur informacionin nga aplikacionet. Pajisja lançohet më 11 mars.

Apple zakonisht nuk publikon versione të reja të telefonave të saj më të lirë çdo vit, siç bën me iPhone-t e saj më të shtrenjtë. Por kjo vjen pas prezantimit të iPhone 16e vitin e kaluar, një ndryshim nga publikimet sporadike të telefonit të saj të mëparshëm me buxhet të ulët, linjës SE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë