Politike

Rama në mbledhjen e PS: Të përgatitemi për pasojat ekonomike nga konflikti në Lindjen e Mesme

Nga Gazeta ‘Si’– Ka zgjatur vetëm 30 minuta mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama vetëm pak ditë pas ndryshimeve të tjera në qeveri.

Mësohet se  fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.

Sipas burimeve Rama lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste, të cilat mund të zhvillohen në periudhën qershor-korrik, por ende nuk ka një datë të qartë.

Gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.

Gjithashtu Rama u ka kërkuar të tijëve të forcojnë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe ‘të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme” .

Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare.

Gjatë ditës së djeshme Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Rama i paraqiti Kreut të Shtetit propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Rama e Begaj u takuan për afro 40 minuta në Pallatin e Brigadave, ku kreu i qeverisë i dorëzoi për dekretim shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë