Nga Gazeta ‘SI’ –“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, është ky reagimi i shkurtër i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë paralelizon dy realitete të ndryshme, por që në esencë kanë kaosin. Nga njëra anë ajo që po ndodh në Teheran dhe nga ana tjetër protesta e opozitës në Tiranë.
Sot, 28 shkurt, po zhvillohet protesta e radhës e opozitës, në formë marshimi këtë herë. Edhe pse u nisën drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ata u kthyen mbrapsht, pasi blutë u vendosën bllokadë, duke krijuar kordon.
Aktualisht, po hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe nëpër rrugë, ndërsa stacioni i radhës ende nuk është i qartë.
Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës🔥 pic.twitter.com/4IN4p8y84u
— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2026
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje