Politike

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Vengu: Po investojmë në pritat lumore!

Nga Gazeta ‘Si’- Situata kritike në aksin Librazhd-Prrenjas është një nga çështjet kryesore dhe më të diskutueshme të ditët e fundit, pasi shkatërrimi në atë segment ka shkaktuar bllokimin e juglindjes së vendit.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se po investohet në pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve apo dëmtimeve nga gërryerjet lumore në të ardhmen.

“Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më të dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen”, tha Vengu.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se emergjencat civile janë në gatishmëri të plotë. Çako ka thksuar se shumë shpejt do të kryhet ndërhyrja për hapjen e një aksi të ri rrugor. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë