Politike

Vengu: Hartat e publikuara për vendosjen e trupave shqiptare në Gaza, të pavërteta

Nga Gazeta ‘Si’- Në një deklaratë për mediat, ministri i mbrojtjes, Piro Vengu, tha se Shqipëria ka shprehur dakordësinë për pjesëmarrje në fazën e parë në shtabin për Gazën.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar numri i forcave shqiptare që do të marrin pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilitetit të Bordit të Paqes në Gaza.

“Shqipëria ka shprehur dakordësinë në forcën ndërkombëtare të stabilitetit. Kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin që do krijohet për këtë qëllim. Po punojmë me aleatët për detajet e tjera. Nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve, nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë, por kemi shprehur dakordësinë. Jemi në diskutim me aleatët”, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shtoi se hartat e publikuara në media për vendosjen e trupave shqiptare në Gaza, nuk janë të vërteta.

“Sa i përket, Bordit të Paqes kanë qarkulluar harta në media, nuk përbëjnë dokument zyrtar, po presim përcaktimin e vendeve aleate, që ne të përfshihemi brenda tyre në operacion. Absolutisht e konfirmuar, nuk janë harta zyrtare. Do jenë bisedimet e shtabeve që do përcaktojnë në vijimësi. Forcat tona veprojnë brenda ombrellës së një aleati më të madh.”, tha Vengu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë