Nga Gazeta ‘SI’ – Muaji janar 2026 ka sjellë një rritje më të “ftohtë” të hyrjeve turistike në Shqipëri.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vend hynë 1.196.550 shtetas shqiptarë dhe të huaj, vetëm 3.3% më shumë se një vit më parë, ndjeshëm më pak se ritmi 12.4% i regjistruar në janar 2025.
Struktura e hyrjeve mbetet e pandryshuar: 88% vijnë nga Europa Jugore dhe Perëndimore.
Edhe pse 98% e të huajve hyjnë për arsye personale, pikërisht ky segment, zakonisht i lidhur me turizmin, vizitat familjare dhe qëndrimet afatshkurtra, ka shënuar rënie me 1.4%. Edhe më e fortë është tkurrja e hyrjeve për qëllime biznesi e profesionale (-5.7%).
Nga ana tjetër, daljet nga Shqipëria mbeten në nivele të larta, mbi 1.3 milion në janar, megjithëse 1.3% më pak se një vit më parë. Interesant është divergjenca mes shtetasve: daljet e shqiptarëve u rritën me 3.1%, ndërsa ato të të huajve ranë me 6.2%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje