Politike

Berisha: Rama, kreu i korrupsionit! Të largohet urgjentisht nga pushteti

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përfshirje në afera të mëdha korruptive dhe për pengim të funksionimit të drejtësisë.

Ai iu referua gjithashtu një raporti të vitit 2014 të OSBE, duke pretenduar se në të përmendet emri i Ramës lidhur me akuza për fonde të depozituara në “offshore” në vlerë prej 200 milionë eurosh. Sipas Berishës, ndaj kësaj akuze nuk është ndërmarrë asnjë padi nga kryeministri.

“Përsëri jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit i cili rezulton jo vetëm i implikuar në mega aferat më të mëdha korruptive të Shqipërisë dhe Europës, por është edhe pengesa e funksionimit të drejtësisë.

Emri i Edi Ramës, lidhet me akuzën direket të raportit të OSBE në 2014 në të cilin njoftoi se Edi Rama mori detyrën e kryeministrit duke patur të depozituara në of shore 200 mln euro. Ndaj kësaj akuze konkrete, Rama nuk ngriti asnjë lloj padie, për të mos thënë që e kapërdiu me heshtje të plotë“, deklaroi Berisha.

Ish kryeministri ngriti akuza edhe për pasuritë e Ramës, përfshirë banesën e tij në Surrel dhe një pallat në Tiranë, për të cilat ai pretendon se janë ndërtuar me fonde të pajustifikuara dhe në kundërshtim me ligjin.

Ai përmendi gjithashtu kompaninë e ndërtimit të vëllezërve Sako, duke i cilësuar si përfitues të tenderave publikë. Kompania 2T është kompania e cila ka përfituar tendera për rrugën në Prrenjas, e cila sot është shembur.

Sipas tij, Rama është i gatshëm t’ja mbyllë Shqipërisë rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

“Kudo që shkon, Rama shkon si një langaraq i pashoq. Ai tashmë është një njeri i dalë boje. Për karrigen e tij, është i gatshëm që të sakrifikojë edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama, ai që shau Trumpin, shkoi në Bordin e Paqes dhe mbajti fjalim me neveri dhe asgjë tjetër. Është damkosur si langaraqi i komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë