Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për shembjen e aksit kombëtar Pogradec-Librazhd prej tre ditësh.
Berisha tha se Edi Rama është sipas tij përgjegjësi kryesor dhe shtoi se rrugët nuk shemben nga natyra apo moti, por referuar tij, nga dora e njeriut dhe aferat korruptive.
Sipas Berishës, rrugët po shemben sikur të ishin ndërtuar me kashtë ndërsa shtoi se Rama bën udhëtime me 2 helikopterë drejt Korçës, me kosto 15 mijë euro për secilin.
“Ajo që po ndodh në të gjithë juglindjen e vendit është dëshmia më flagrante se si korrupsioni mund të godasë pothuaj një të tretën apo një të katërtën e shqiptarëve. Prej tre ditësh e gjithë juglindja e vendit është e dënuar nga një shembje e krijuar absolutisht nga dora kriminale e njeriut të korruptuar. E pabesueshme, është një shembje e rrugës dhe urës që s’mund të ndodhte kurrë nëse nuk do t’i gërryenin lumin dhe mbështetjen e saj në skrapatën e rrugës. Pa asnjë model është ndërhyrë në lumë dhe është shembur ura, hekurudha dhe rruga, shembje që s’kanë asnjë lidhje, as mbipesha dhe as moti, por janë krejtësisht nga dora e njeriut”, tha Berisha.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për situatën më të fundit me rrugët dhe shembjet ai shtoi se sipas tij nuk ka aks në çdo cep të vendit që nuk po dëmtohet.
“Nuk ka mbetur segment rruge të ndërtuar nga dyshja Rama-Balluku që të mos jetë shembur. Shembet rruga Kuç-Fterrë e lumit të Vlorës, shembet rruga në një fshat tjetër në Korçë, shemben në të katërt anët e vendit, sikur të ishin të ndërtuara me kashtë, e jo me strukturat e duhura të ndërtimit. Të gjithë vepra të korrupsionit”.
Berisha apeloi që organet e drejtësisë të veprojnë dhe të arrestojnë përgjegjësitë për këtë situatë, sepse shtoi se “rrugët po shemben sikur t’i kishin ndërtuar alienët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje