Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi protestën e katërt kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan: “Ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur.”
Reagimi i tij vjen gjatë protestës së PD-së, me protestuesit që hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjithashtu dhe Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar, duke dënuar molotovët që u hodhën nga protestuesit drejt Kryeministrisë.
Sipas saj, të rinjtë dhe të miturit që përfshihen në këto akte, nuk janë as heronj dhe as trima, “janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit.”
“Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.“, thekson ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje