Media Galeri

Del në shitje për mbi 1 mijë dollarë këmisha ‘e djegur me hekur’

Marka Vetements, ka marrë kritika të gjera në internet për shitjen e një këmishe të bardhë të thjeshtë me një shenjë ‘djegie hekuri’ në xhep. Shenja të ngjashme shpesh lihen në një copë pëlhure kur një hekur mbahet ose shtypet mbi të më gjatë seç duhet.

Këmisha, e shitur me emrin e stilit White Ironing Burn Graphic Shirt, ka një prerje të madhe dhe atë që duket të jetë një grafik i ngjashëm me djegien e menduar si dizajn.

Produkti shitet për 1139 dollarë- një çmim që shumë përdorues e konsiderojnë shumë të lartë për një këmishë kaq bazike që i ngjan një artikulli të dëmtuar ose të djegur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë