Politike

Kuvendi mblidhet në seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Nga Gazeta ‘Si’- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare.

Fillimisht pritet një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Më pas pritet të diskutohet për tetë projektligje të rëndësishme. Mes tyre janë ato për shërbimin e jashtëm, për trashëgiminë kulturore, për akcizat, arsimin e lartë, tatimin mbi vlerën e shtuar, statusin e minatorit.

Ndërkohë pritet të kalojnë edhe disa projektvendime, shumica e të cilave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe një për miratimin e planit vjetor 2026 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026.

Në seancën e sotme nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama. Ai u nis një ditë më parë për të shkuar drejt Uashingtonin në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes ku Shqipëria është një ndër shtetet themeluese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë