Politike

McAllister: Çështja ‘Balluku’ test për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister tha nga Tirana se Shqipëria nuk është në nivelin e duhur sa i takon luftës kundër korrupsionit.

Në një konferencë për gazetarët, zyrtar i lartë i BE i bëri thirrje politikës që të mos ndërhyjë në drejtësi.

“Ekziston nevoja për të ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur në këtë fushë por nuk është në nivelin e kënaqshëm. Javën që shkoi doli raporti i TI, Shqipëria ka humbur 11 vende në renditje.

Është e nevojshme që të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, të ketë plotësim të stafit të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike dhe duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata vetë shembullin”, tha McAllister.

Sa i takon reformes zgjedhore, zyrtari i larte i BE tha se ajo duhet bërë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme.

“Duhet një reformë gjithëpërfshirëse, pra të përfshijë edhe opozitën”.

I pyetur për çështjen e Belinda Ballukut, ai tha se kjo çështje është një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

“Unë nuk mund të komentoj me hollësi për çështje individuiale. Por për këtë rast që përfshin zonjën Balluku, do të thosha që është një çështje që do bëjë test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit”, tha David McAllister.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë